KRYEFAQJA » LAJME » Qeveria rimburson blerjen e fishave të glicemisë për fëmijë

Qeveria rimburson blerjen e fishave të glicemisë për fëmijë

Në Shqipëri çdo vit shtohen 5000 të prekur të rinj nga diabeti duke e rreshtuar këtë sëmundje teorikisht në rangun e një pandemie për nga numri i rasteve të reja. “Janë në total 75 mijë diabetikë që kurohen. Por një në çdo tre persona nuk e dinë që vuajnë nga diabeti” thotë Florian Toti, mjek endokrinolog.
Në ditën botërore kundër diabetit mjekët u kërkojnë qytetarëve që me një anlizë të thjeshtë të gjaku të kontrollojnë shëndetin e tyre, por nga ana tjetër të shmangin faktorët që ndikojnë si shkak i diabetit.
“Të evitojmë kalorazhin e tepërt në ushqim, të kryejmë aktivitet fizik. Po të kapet në kohë diabetin e kuron më lehtë” bën thirrje Florian Toti, mjek endokrinolog.
Dhe në këtë ditë vjen një lajm i mirë për 1500 fëmijë diabetikë dhe familjet e tyre. Deri në moshën 18 vjeç ata do ti marrin falas fishat që përdorin për matjen e glicemisë. KjO do të lehtësojë barrën financiare sepse një femijë diabetik përdor 4 fisha në ditë duke shpenzuar deri 100 mijë lekë të vjetra në muaj. Kjo i lehtëson ata dhe u jep më shumë siguri në kurimin me cilësi të sëmundjes.
Kjo ka qenë një kërkesë e bërë prej vitesh si nga prindërit, por dhe mjekët. Kjo rrit shpresën se një ditë blerja e fishave mund të rimbursohet edhe për moshat e tjera.

Sicred