KRYEFAQJA » LAJME » Qeveria Rama mblidhet në Dibër
Qeveria Rama mblidhet në Dibër

Qeveria Rama mblidhet në Dibër

Qeveria shqiptare pritet të zhvillojë mbledhjen e saj të rradhës të premten pas dite në qytetin e Peshkopisë. Kjo ishte lajmëruar më parë, por sot e kryeministri Edi Rama, shkuante në Fejsbuk se “sot dhe nesër qeveria në Dibër. Vendime, projekte, bashkëqeverisje me njerëzit dhe punë e durim për Dibrën që duam për Shqipërinë që duam” bënte të ditur ai. Një muaj më parë qeveria zhvilloi mbledhjen e saj në qytetin e Vlorës, ndërsa bëri të ditur se çdo muaj do të ndali në një qark. Kryeministri Rama u shpreh me këtë rast se qeveria do të zbresë në një territor për të qenë pranë njerëzve dhe jo thjesht për të bërë mbledhjen e saj të radhës me një tematikë specifike për qarkun përkatës, por për të ndarë me njerëzit, përfaqësuesit e grupeve të ndryshme të interesit, për të diskutuar me drejtues dhe administratorë lidhur me ecurinë e punëve të përbashkëta. Në fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të qershorit, kryeministri Rama premtoi veç të tjerash projekte të reja të bashkisë për të mbyllur atë që ai e ka quajtur gangrena në infrastrukturën rrugore. Një nga premtimet e zoti Rama ndërtimi i “Rrugës së Arbërit” tashmë është bërë realitet dhe firma e fituese e tenderit po intensifikon punën.

Sicred