KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Qeveria qëndrore e Spanjës fton Puigdemont në zgjedhjet e reja
puingdemont, Qeveria qëndrore e Spanjës, fton Puigdemont, në zgjedhjet e reja

Qeveria qëndrore e Spanjës fton Puigdemont në zgjedhjet e reja

Qeveria qëndrore e Spanjës ka ftuar udhëheqësin katalanas Carles Puigdemont të marrë pjesë në zgjedhjet e reja për rajonin. Ftesa për pjesëmarrje vjen pas sfidës që i shpalli lideri katalanas qeverisë qendrore për një “opozitë demokratike”. Qeveria e Madridit ka votuar për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në parlamentin rajonal nderkohe qe jane caktuar të mbahen në 21 dhjetor. Madridi zyrtar i hoqi autonominë Katalonnjas, pasi parlamenti rajonal votoi pro shpalljes së pavarësisë. Spanja është përfshirë nga një krizë kushtetuese, pas referendumit të pavarësisë të organizuar nga qeveria separatiste e Puigdemont. Për qeverinë qendrore, referendumi është realizuar në kushtet e antikushtetueshmërisë dhe më pas e shpalli të paligjshëm.

Sicred