KRYEFAQJA » LAJME » Qeveria: Prindërit kujdestarë pranë fëmijëve deri në 14 janar
Qeveria: Prindërit kujdestarë pranë fëmijëve deri në 14 janar

Qeveria: Prindërit kujdestarë pranë fëmijëve deri në 14 janar

Qeveria shqiptare ka marrë të shtunën një tjetër masë lehtësuese për familjet me fëmijë të mitur. Ajo ka vendosur që nga data 9 deri 14 janar 2017, të jenë ditë pushimi për njërin nga prindërit kujdestarë të fëmijëve, që frekuentojnë apo ndjekin ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin fillor. Sipas vendimit bëhet fjalë për prindërit që janë nëpunës civilë dhe punonjës të tjerë të administratës publike, të nivelit qendror dhe vendor, si dhe në institucionet e tjera shtetërore. Kjo masë merret në vijim të masave parandaluese të Ministrisë së Shëndetësisë për mbylljen e çerdheve dhe institucioneve arsimore, si pasojë e motit të ftohtë, jo të zakonshëm, që pritet të vijë dhe të gjendjes gripale në vend. Qeveria u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve privatë që të gjejnë mundësitë për trajtimin me pushim të punëmarrësve të tyre. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Sicred