KRYEFAQJA » LAJME » Qeveria premton rritjen e kujdesi për të dënuarit shqiptarë jashtë vendit

Qeveria premton rritjen e kujdesi për të dënuarit shqiptarë jashtë vendit

Rreth 4500 shtetas shqipëtarë, sipas statistikave zyrtare, vuajnë dënimet në institucionet përkatëse jashtë vendit. Respektimi i të drejtave, ofrimi i asistencës juridike falas, rehabilitimin e tyre e transferimin kur është e mundur në Shqipëri për vuajtjen e dënimit, janë disa nga objektivat e Ministrit për Diasporën dhe Ministrisë së Drejtësisë.
Ministri i Diasporës Pandeli Majko ka sjellë shifra lidhur me të dhënat që kemi sa i takon të dënuarve në Greqi, Itali e Gjermani, ndërsa tha se Shqipëria duhet të jetë më shumë me shtetasit shqiptarë që kanë nevojë. “Shtetasit shqiptarë të privuar nga liria jashtë vendit nuk janë pak. Mendohet se më shumë të dënuar ka jashtë vendit se sa brenda tij” tha ministri Majko, duke specifikuar shifrat dhe vendet.
Ministri i jashtëm Ditmir Bushati ka vlerëuar se shumë shërbime kosullore on line kanë lehtësuar procedurat, e të gjitha gjykimet e veprimet mbështeten në të drejtën ndërkombëtare. Ndërsa Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, vlerësoi se rehabilitimi e riaftësimi për jetën jashtë qelisë janë në thelb të filozofisë së reformimit të institucioneve të vuajtjes së dënimit, ka listuar edhe hapat e ndërmarrë ndërkohë përmes marrëveshjeve. Sipas saj kjo “Jo vetëm nëpërmjet shkëmbimit të të dhënave dhe informacioneve, por edhe nëpërmjet programeve reabilituese dhe të punësimit”. Zonja Gjonaj premtoi ngritjen e një sistemi informimi me legjislacinin ndërkombëtar, krijimin e një rrjeti me avokatë shqiptarë falas si dhe vendosjen e oficerëve të kontaktit.
Kryqi i Kuq Shqiptar, në bashkëpunim me atë ndërkombëtar e Agjensinë Ndërkombëtare të Kërkimit lehtëson gjetjen e ndjekjen e rasteve specifike të shqiptarëve të humbur e që vuajnë dënimet.

Sicred