KRYEFAQJA » LAJME » Qeveria në Vlorë, Rama: Të ndërtojmë koalicionin e madh me njerëzit
Rama thirrje opozitës: Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm-pikënisje e një Pakti Kombëtar për për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Qeveria në Vlorë, Rama: Të ndërtojmë koalicionin e madh me njerëzit

Qeveria shqiptare do të zhvillojë mbledhje në të gjitha qarqet e vendit për të qenë më afër zgjedhësve dhe problemeve të tyre. Kryeministri Rama e lajmëroi këtë pas mbledhjes së qeverisë në Qarkun Vlorës që u zhvillua të premten pas dite. “Kjo është vizita e parë pune e qeverisë në një territor. Në çdo muaj qeveria do të zbresë në një territor për të qenë pranë njerëzve dhe jo thjesht për të bërë mbledhjen e saj të rradhës me një tematikë specifike për qarkun përkatës por për të ndarë me njerëzit, përfaqësuesit e grupeve të ndryshme të interesit, për të diskutuar me drejtues dhe administratorë lidhur me ecurinë e punëve tona të përbashkëta” tha zoti Rama. Ai bëri të ditur se çdo muaj anëtarët e ekipit qeveritar dhe ekipet e tyre do të vizitojnë dhe shohin nga afër për punët në sektorin e tyre në një qark të Shqipërisë. Sipas zotit Rama kjo është pjesë e asaj që PS ka theksuar vazhdimisht, të ndërtojmë koalicionin e madh me njerëzit.
Një ndër vendimet e sotme të qeverisë ishte shpallja e Kaninës zonë e mbrojtur. Ky vendim ” do të pasojë dhe një program të financuar për rilindjen e të gjithë këtij fshati të mrekullueshëm dhe për sistemimin e gjithë asaj zonë që tashmë është zonë e mbrojtur e trashëgimisë tonë kulturore” tha zoti Rama.

Sicred