KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Qeveria ndryshon buxhetin, prioritet rishpërndarjes së investimeve

Qeveria ndryshon buxhetin, prioritet rishpërndarjes së investimeve

Qeveria miratoi një akt normativ për të ndryshuar buxhetin e shtetit në mes të vitit.  Ndryshimet nuk shkurtojnë të ardhurat e buxhetit, por vetëm rishpërndajnë fondin e investimeve publike, nga projektet me ecuri të ngadaltë zbatimi tek ato që kanë një realizim më të mirë. Krahas rialokimit, zëri i investimeve publike rritet me 300 milion lekë krahasuar me buxhetin fillestar, duke i çuar ne total investimet publike në 86.7 miliard Lekë. Referuar të dhënave të Ministrise së Financave, një pjesë kryesore të parave që i shtohen investimeve do të shkoje për përmirësimin e mëtejshem të sistemit të energjisë. Po ashtu, me aktin normativ qeveria parashikon 3 miliardë lekë të dedikuara për paketën e solidaritetit, shpërblimet që jepen çdo fundvit për pensionistët dhe familjet në nevojë.  Sipas të dhënave të financave, ndryshimet e bëra në buxhet nuk rrisin nivelin e borxhit publik. Niveli i defiçitit mbetet 2% e PBB-së, sikurse edhe balanca primare mbetet e pandryshuar.  Ky akt normativ pritet të miratohet nga parlamenti në muajin Shtator.

Sicred