KRYEFAQJA » LAJME » Qeveria miraton projektligjin për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar
Qeveria miraton projektligjin për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar

Qeveria miraton projektligjin për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar

Qeveria shqiptare ka miratuar në mbledhjen e së mërkurës një projektligj “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocijimindhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urbandhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”.

Projektligji ka 12 nene. Sipas hartuesve ky projektligj “reflekton opinionet e diskutimet e vazhdueshme me komunitetin e artistëve, arkitektëve, opinionet e qytetarëve të lirë gjatë konsultimeve me përfaqësues të Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Kulturës”.

Gjithnjë sipas hartuesve “projektligji i ri pasqyron thelbësisht kërkesat e komunitetit të artistëve lidhur me ruajtjen e pronës së teatrit, me standardet e domosdoshme europiane për një teatër dinjitoz kombëtar dhe me pjesëmarrjen e qarte të 2 (dy) përfaqësuesve të artistëve në procesin e negociimit”.

Projektligji siguron transparencën e plotë të negociimit dhe garancinë ligjore të autoritetit më të lartë ligjor të shtetit, deklarojnë hartuesit e tij.

Sipas nenit 2 “Qëllimi i këtij ligji është realizimi i projektit për zhvillimin e një zone urbane në qytetin e Tiranës dhe ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar me partner privat”.

Ndërsa sipas nenit 4 “Në dispozicion të zhvillimit të projektit vihen pasuritë e paluajtshme në pronësi shtet, sipas parashikimeve të këtij ligji, Kodit Civil dhe legjislacionit për pronat e paluajtshme. Sipërfaqja që përbën pronën e Teatrit Kombëtar do të jetë po ajo edhe pas përfundimit të ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar”.

Projektligji ka dalë ndërsa kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi se kish rënë dakord me artistët për të ndërtuar një teatër të ri.

Sicred