KRYEFAQJA » LAJME » Qeveria miraton nisjen e Vetting-ut në Polici
Qeveria Rama mbledh qeverinë në Vlorë

Qeveria miraton nisjen e Vetting-ut në Polici

Vetting-u tashmë do të zbatohet në Policinë e Shtetit. Qeveria i hapi dritën jeshile në mbledhjen e së mërkurës, verifikimit të plotë të punonjësve të policisë së shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit të Çështjeve të Brendshme. Në një dalje të posaçme nga selia e qeverisë,  zëvendës Ministri i Brendshëm, Juljan Hodaj,  siguroi se ky porces nuk është fasadë, por ka synim të promovojë njerëzit e ndershëm në rradhët e policisë. Drafti i Vetting-ut në Polici u hartua me bashkëpunimin e misioneve që asistojnë policinë; PAMECA dhe ICITAP. Ai do të implementohet pasi të diskutohet gjerësisht brenda strukturave të policisë. Misionet ndërkombëtare do të jenë monitoruesit dhe këshilluesit e procesit të vlerësimit, për të garantuar cilësinë e zbatimit të standarteve.

 

Sicred