KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Qeveria miraton kontratën për ndërtimin e “Rrugës së Arbrit”
"Rruga e Arbrit", Rama dibranëve: "Hallall sharjet dhe talljet po erdhët në cermoninë e inagurimit"

Qeveria miraton kontratën për ndërtimin e “Rrugës së Arbrit”

Qeveria Shqiptare miratoi në mbledhjen e së mërkurës, kontratën me kompaninë “Gjoka sh.a”, për ndërtimin e “Rrugës së Arbrit”. Kontratat e firmosur më 5 shkurt të këtij viti, mori driten jeshile edhe nga Keshilli I Ministrave.”Rruga e Arbrit”, aksi kryesor rrugor në lindje të Shqipërisë, që lidh vendin me Dibrën e Madhe, përllogaritet të ketë një kosto prej rreth 240 milion eurosh. Punimet dhe mirëmbajtja e saj, që vjen si rezulta i një kontrate të tipit Partneritet Publik Privat, do të kryhet nga kompania fituese “Gjoka sh.a” dhe do të shlyhet nga shteti brenda 13 viteve. Prej vitesh partite politike në fushatat elektorale premtonin ndërtimin e saj.
Njoftimi për miratimin e kontratës u dha ndërsa në “Rrugën e Kombit” u zhvillua një protestë masive kundër vendosjes së pagesës për kalimin e saj. Shumica e protestuesve ishin nga Kosova.

Sicred