KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Qeveria mblidhet në Elbasan, Rama premton përfundimin e rrugës

Qeveria mblidhet në Elbasan, Rama premton përfundimin e rrugës

Rruga Tiranë – Elbasan do të përfundojë deri në fund të këtij viti. Kreyministri Rama e premtoi këtë publikisht si vendim qeverie pas mbledhjes së kabinetit të mbajtur të martën në Elbasan. “Rruga më në fund do të finalizohet brenda këtij viti. Do të lidhet përfundimisht Elbasani me Tiranën. Ndërkohë do të ecet më tutje me segmentin në Qafë Plloçë për të lidhur Elbasanin me Korçën” tha zoti Rama.
Po në termat e vendimit të qeverise ka qenë edhe skema për përkrahjen ekonomike sipas shembullit të Elbasanit që është provuar dy vitet e fundit. “Cilido që del nga ndihma ekonomike dhe është fizikisht i aftë për punë, jemi gati ta mbështesim që të fillojë një punë nëse ka vullnetin dhe dije” tha zoti Rama.
Vendimet e qeverisë të deklaruara nga kryeministri Rama preknin sot edhe ristrukturimin e drejtorive bujqësore dhe projektin e fshatrave turistike.

Sicred