KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Qeveria indekson me 3 përqind të gjitha pensionet

Qeveria indekson me 3 përqind të gjitha pensionet

Duke filluar prej një Marsit të gjitha kategoritë e pensioneve që shpërndahen nga ISSH kanë reflektuar rritjen prej 3 përqind . Drejtori i ISSH Astrit Hado, thotë për TVSH se vendimi i marrë së fundmi nga qeveria vjen në përgjigje të rritjes së indeksit të çmimeve. Ndërkohë, drejtori i ISSH Hado, sqaron se prej mesit të këtij viti, rritje parashihet edhe për pensionet e larta të caktuara gjatë periudhës Mars – Dhjetor ’96. Sa i takon kategorisë së minatorëve zoti Hado spjegon se caktimi i masës së pensionit në 60 përqind është reflektim i përllogaritjes së tij mbi bazën e viteve të punës. Me miratimin e projektvendimit për rritjen me 3 përqind të pensioneve, përfitojnë rreth 647 mijë persona, nga të cilët rreth 629 mijë marrin, aktualisht, pensione, por edhe për rreth 18 mijë persona që do të shtohen në skemën e pensioneve e të përfitimeve të tjera deri në fund të këtij viti.

Sicred