KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Qeveria i jep zgjidhje borxhit të madh të rimbursimit të TVSH, gati projektligji

Qeveria i jep zgjidhje borxhit të madh të rimbursimit të TVSH, gati projektligji

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u ka bizneseve shqiptar një borxh prej më shumë se 19 miliardë lekësh ose 145 milionë euro. Pjesa më e madhe e tij, 81 përqind u takon katër kompanive më të mëdha. Mes tyre është projekti TAP që pa dyshim me aplikimin dhe vënien në shfrytëzim, ka qenë dhe do të jetë mbështetje për ekonominë shqiptare. Por vonesat në rimbursimin e TVSH-së, kanë bërë për shumë shoqëri të krijohen vështirësi në financimin e punimeve.
Për këtë arsye një propozim i ri i Qeverisë për sa i përket skemës së TVSH-së është tashmë në axhendën e Kuvendit të Shqipërisë. Propozimi i ri synon të kombinojë sistemin e autofaturimit me sistemit tradicional të aplikimit të TVSH-së. Duke marrë në konsideratë jo vetëm rimbursimin e përshpejtuar të TVSH-së për kërkesat e paraqitura tashmë, por dhe fluksi në rritje të tyre që pritet të vijojë në vitet 2018 e 2019, mendohet se është i nevojshëm rishikimi i skemës së TVSH-së dhe kalimi në skemën e sipërcituar.
Në fund të fundit, qeveria synon të ulë në parametra të menaxhueshëm shumën e kërkesave për rimbursime të TVSH-së, duke bërë të mundur që projekti TAP, por edhe të tjerë të mos vihen në vështirësi për financimin e punimeve.

Sicred