KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Qeveria hua për OSHEE-në

Qeveria hua për OSHEE-në

Qeveria vijon mbështetjen financiare për sektorin e energjisë. Pas ndërhyrjes urgjente në buxhet në muajin korrik, në mbledhjen e fundit, këshilli i ministrave, përmes një vendimi të posaçëm autorizon ministrinë e financave ti jap OSHEE-së në formën e një kredie afatshkurtër 1 miliardë lekë nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit. Me këto para operatori i shpërndarjes së energjisë do të vijoje blerjet e energjisë elektrike për periudhën Nëntor-Dhjetor. Ndonëse importet nuk do të jenë në sasitë e muajve të verës, sërish OSHEE-së do ti duhen më shumë para për të siguruar sasinë e nevojshme të energjisë nga importi. Sipas parashikimeve të kompanisë, konsumi i energjisë rritet sërish në fundvit për shkak të motit të ftohtë, ndaj fatura e importit për periudhën nëntor-dhjetor llogaritet deri në 40 milionë euro. Çka nënkupton se pavarësisht mbështjetjes financiare të qeverisë OSHEE do të duhet të mbuloje rreth 32 milionë euro nga fondet e veta. Që nga fillimi i verës e deri më tani OSHEE dhe KESH kanë harxhuar mbi 90 milionë euro për blerje energjie. Fatura e importit u zbut vetëm për muajn tetor. Nga këto shpenzime pjesën më të madhe e ka mbuluar OSHEE, e cila nisur nga situata e vështirë financiare shkurtoi edhe planin e investimeve.

Sicred