KRYEFAQJA » LAJME » Qeveria: Gati zbatimi i projektit të FMN-së për taksimin e pasurisë
FMN: Shqipëria po gëzon një prej rritjeve më të shpejta ekonomike në rajon

Qeveria: Gati zbatimi i projektit të FMN-së për taksimin e pasurisë

Tre misione të Fondit Monetar Ndërkombëtar të viteve 2014-2015, i janë dedikuar implementimit të kadastrës fiskalë, instrumentit ligjor që do të përmirësojë mbledhjen e taksës së pasurive të paluajtshme të shqiparëve.

RTSH ka analizuar rëndësinë e kalimit nga metoda e taksimit mbi bazë sipërfaqe në metodën e taksimit mbi bazë vlerë si dhe shifrat aktuale të këtij taksimi, si një nga taksat vendore, të cilat supozohet të kenë një ndikim të madh në të ardhurat e buxheteve të njësive të qeverisjes vendore.

Kjo taksë përfshin tre lloje taksash: a) Taksa mbi ndërtesën; b) Taksa mbi tokën bujqësore; c) Taksa mbi truallin.

Nëpërmjet disa misioneve të dedikuara vetëm për taksën e pasurisë së paluajtshme, Fondi Monetar Ndërkombëtar sugjeron që Shqipërisa të kalojë nga taksa me bazë fikse në taksë të llogaritur mbi vlerën e tregut. Në raportin e FMN-së i datës 24 mars 2014 dhe raporti për mënyrën e implementimit të Kadastrës Fiskale pas misionit në datat 25 shtator deri më 8 tetor 2014, analizohet se, taksa mbi ndërtesën që aplikohet aktualisht, në qytet llogaritet në rreth 30.6 milion m2, ndërsa në fshat llogaritet rreth 27.0 milion m2, kaq sa është sipërfaqja e banesave të rregjistruara. Vlerësimi i të ardhurave të përfituara nga kjo taksë sipas Censusit të 2011, do të ishte rreth 17 milion $, ose 0.13% të GDP.

Taksimi mbi bazë vlere tregu kërkon caktimin e vlerës së drejtë të tregut dhe për këtë një element i rëndësishëm është ekzistenca e një tregu aktiv të pasurisë së paluajtshme. Aktualisht, tregu më aktiv është tregu i ndërtesave dhe për këtë arsye, synohet të fillohet me kategorinë “ndërtesa” dhe më pas, në një fazë tjetër, të përfshihen edhe kategoritë e tjera të pasurive të paluajtshme objekt të kësaj takse, si psh trualli dhe toka bujqësore. Vini re këtë tabelë, me burim zyrtar Ministrinë e Financave. Për tremujorin e parë të vitit 2017, në rang vendi janë mbledhur vetëm 11,2 % ose rreth 472 milion lekë, taksa e pasurisë mbi tokën bujqësore 3,28 % ose vetëm 138 milionë lekë. Tirana mbledh pjesën e luanit të kësaj takse, rreth 1,6 miliardë lekë për vitin 2016, dhe vetëm 211 milionë lekë për tremujorin e parë të 2017.

Propozimi i ri i qeverisë pritet të sigurojë 2,5 herë më shumë të ardhura nga kjo taksë, ose 0,32 % të Prodhimit të Përgjithshëm të Brendshëm. RTSH ka gjetur se qeverisja vendore dhe funksionet e saj kushtojnë rreth 3 Euro në muaj për çdo banor, ndërkohë që të ardhurat e mbledhura nga taksat dhe tarifat janë në nivelin 1.4 euro në muaj për banor.

Sicred