KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Qeveria fal gjobat dhe kamatvonesat për kontributet e papaguara të sigurimeve shoqërore

Qeveria fal gjobat dhe kamatvonesat për kontributet e papaguara të sigurimeve shoqërore

Qeveria shqiptare ka vendosur tu fali subjekteve të ndryshme gjobat dhe kamatvonesat për kontributet e papaguara të sigurimeve shoqërore. Kjo do t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 15 miliardë lekë. Kreu i ISSH Astrit Hado tha se kusht për përfitimin e kësaj faljeje është shlyerja e principalit të kontributeve të papaguara brenda dhjetorit të këtij viti. Sipas tij e njëjta skemë vlen edhe për kamatvonesat e të vetëpunësuarve në bujqësi. Referuar statusit të naftëtarit, zoti  Hado,  sqaron se plotësimi i dokumentacionit për të gjithe ata që janë pjesë e kësaj kategorie, do të realizohet nga ISSH dhe ministria e energjitikës si një detyrim që do të sanksionohet me një  vendim të posaçëm të qeverisë.

Sicred