KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Qeveria e vendosur të aplikojë TVSH tek biznesi i vogël

Qeveria e vendosur të aplikojë TVSH tek biznesi i vogël

Qeveria nuk tërhiqet nga nisma për të shtrirë TVSH-në tek biznesi i vogël. Pavarësisht rezervave të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe kundërshtive të forta të opozitës, Ministria e Financave është e vendosur të ndryshojë skemen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për biznesin e vogël me këtë argument kryesor. “Nuk ka qëllime fiskale. Ka qëllim që ne të kontrollojmë zinxhirin e transaksioneve dhe rritjen e të ardhurave ta kërkojmë tek biznesi i madh sepse ai do jetë gjeneratori mbi TVSH. Ne do ti heqim biznesit të madh alibinë e mospranimit të faturës nga biznesi i vogë” thotë Niko Lera Drejtori i politikave fiskale në Ministrinë e Financave.
Opozita vlerëson se përfshirja e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së përkthehet në faliment për këta të fundit, por ekspertët e financave argumentojnë të kundërtën. “20 përqind e biznesit të vogël e kemi në skemën e TVSH. Jo vetëm që nuk falimentoi askush nga ata, por përkundrazinumri i tyre është rritur. Nga rreth 7000 biznese tani kemi 18000 biznese në skemën e TVSH” thotë Niko Lera Drejtori i politikave fiskale në Ministrinë e Financave.
Zoti Lera shton se nisma i përgjigjet edhe shqetësimit të FMN. “Shqetësimi i FMN është si të përmirësohet menaxhimi i taksave dhe kjo nismë që po diskutohet është në funksion të këtij qëllimi” thotë zoti Lera.
Vendimi për të futur në TVSH biznesin e vogël prek 71 mijë të tillë në të gjithë vendin. Me përfshirjen e tyre, në buxhet pritet të arkëtohen 0.5 miliardë lekë të ardhura më shumë në vit.

Sicred