KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Qeveria e Spanjës kundërshton deklaratën e Katalonjës për pavarësi

Qeveria e Spanjës kundërshton deklaratën e Katalonjës për pavarësi

Qeveria spanjolle ka kundërshtuar deklaratën e pavarësisë së nënshkruar nga lideri katalanas Karlos Puixhdemon, ndërsa nuk ka pranuar thirrjet për ndërmjetësim. Zëvëndëskryeministrja spanjolle e përshkroi zotin Puixhdemon si një person që nuk e di ku ndodhet apo se ku po shkon. Ndërkohë, kryeministri Mariano Rahoi mblodhi sot qeverinë për të diskutuar hapat që do të merren në këtë situatë. Mediat raportojnë se Puixhdemon mund të shpallë pavarësinë dhe ta vërë atë në zbatim menjëherë, duke futur kështu Spanjën në një krizë akoma më të thellë politike. Spanja ka qenë e trazuar qëkur në Katalonjë u mbajt referendumi për pavarësinë, i cili u deklarua i pavlefshëm më pas nga gjykata kushtetuese e vendit. Duke folur para parlamentin rajonal në Barcelone mbrëmjen e së martës, presdienti katalanas tha se krahina autonome kishte fituar të drejtën për të qenë e pavarur si rezultat i votimit. “U bëjmë thirrje shteteve dhe organizatave ndërkombëtare ta njohin Republikën Katalanase si një shtet të pavarur the sovran,” – tha ai. Puxhdemon theksoi se vullneti i popullit ishte që krahina të ndahej nga Madridi, por gjithashtu nënvizoi se donte të ulte tensionet rreth kësaj cështjeje. “Propozoj pezullimin e efekteve të deklaratës së pavarësisë në mënyrë që javët e ardhshmet të ndërmarrim bisedim, pa të cilat nuk mund të arrihet në një zgjidhje të dakordësuar,”u shpreh Puixhdemon para deputetëve të parlamentit katalanas. Më pas ai dhe liderët e tjerë rajonalë nënshkruan deklaratën e pavarësisë, e cila nuk është e qartë nëse ka ndonjë status ligjor. Turmat e mbështetësve të pavarësisë në Barcelonë brohoritën fillimin e fjalimit të Puixhdemon, por shumë prej tyre shprehën zhgënjim kur ai qartësoi qëndrimin e tij.

Sicred