KRYEFAQJA » LAJME » Qeveria e re, Rama takim me ministrat në Vlorë
Qeveria e re, Rama takim me ministrat në Vlorë

Qeveria e re, Rama takim me ministrat në Vlorë

Një ditë pas publikimit të emrave të kabinetit të tij me të cilin do të nisi mandatin e dytë qeverisës, kryeministri socialist Edi Rama ka thirrur në takim ministrat në Vlorë. Në vemendje mendohet të jetë struktura e qeverisë tashmë mjaftë më e vogël se qeveria e mëparshme dhe ndarja e detyrave. Qeveria e re ka një zëvendëskryeministre, 11 ministra dhe dy ministra shteti. Disa ministri janë bashkuar ndërsa pritet që të shkrihen dhe riorganizohen të paktën 37 institucione dhe agjensi.
Sikurse e bëri të ditur vetë zoti Rama në vemendjen e qeverisë së tij do të jetë zhvillimi i ekonomisë, rritja e punësimit, por edhe marrëdhëniet me opozitën. Kryeministri ka paralajmëruar se do të jetë mjaftë kërkues ndaj anëtarëve të kabinetit, ndaj dhe mendohet që në vemendje të mbledhjes në Vlorë do të jetë përcktimi i afateve për zbatimin e programit.
Qeveria e re pritet të konstituohet në mesin e muajtit shtator, kur të mblidhet parlamenti dhe të miratohet përbërja dhe programi i saj. Egzistenca e shumicës socialiste në parlament e bën të sigurtë miratimin, pavarësisht kundërshtive të shprehura nga opozita e djathtë, por edhe ajo e majtë. Megjithatë priten me mjaft interes marrëdhëniet që do të krijohen me këtë rast mes kryeministrit Rama dhe presidentit Meta. Për katër vjet aleatë tashmë ata nuk janë më të tillë.

Sicred