KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Qeveria e Kubës kundër vendimeve të presidentit Trump
Qeveria e Kubës kundër vendimeve të presidentit Trump

Qeveria e Kubës kundër vendimeve të presidentit Trump

Qeveria e Kubës ka denoncuar vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për të ndryshuar përsëri politikën ndaj kombit të ishullit. Megjithatë, ajo ende thotë se do të bashkëpunojë me fqinjin e saj më të madh. Duke folur në Miami të Floridas, Trump tha se ai ishte i sigurt se udhëtimi dhe tregtia ishin lehtësuar nga administrata Obama, duke dënuar një “marrëveshje krejtësisht të njëanshme”. Por ai nuk i ka përmbysur lidhjet kryesore diplomatike dhe tregtare.”Qeveria e Kubës denoncon masat e reja”, tha TV shtetëror kuban. Por ajo gjithashtu përsëriti “gatishmërinë e Kubës për të vazhduar dialogun me respekt dhe bashkëpunim me SHBA”. Politika e re e Shtëpisë së Bardhë udhëzon Departamentin e Thesarit t’i japë fund metodës së zakonshme të vizitave në kombin komunist, duke ndaluar udhëtimet individuale mes shtetasve, sipas një dokumenti të publikuar përpara fjalimit të Trumpit. Turizmi është teknikisht i ndaluar nëse rikthehet embargoja, por nën administratën “Obama”, rregullat lehtësuese u lejuan amerikanëve të vizitonin Kubën përmes udhëtimeve individuale. Politika e Trumpit kufizon këtë metodë udhëtimi në Kubë për individët. Amerikanët që ndjekin këtë metodë udhëtimi duhet të shkojnë në ishull në grupe. Edhe pse Trump tha se “anuloi” politikat e Obamës, një dokument i publikuar nga zyra e Thesarit për Kontrollin e Aseteve të Huaja thekson se ndryhsimet e njoftuara nuk do të ndikojnë derisa të nxirren rregullat e reja.

Sicred