KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Qeveria e Kroacisë, mbledhje me uniformat e përfaqësueses

Qeveria e Kroacisë, mbledhje me uniformat e përfaqësueses

Futbolli ka pushtuar të gjithë Kroacinë dhe nga kjo nuk bën përjashtim as qeveria e vendit me 4 milionë banorë, që të mërkurën shkroi historinë, duke u kualifikuar, për herë të parë, në finalen e një kampionati botëror të futbollit. Mbledhja e radhës e qeverisë së Kroacisë,  që u mbajt të enjten, spikati për faktin se të gjithë anëtarët e kabinetit, përfshi Kryeministrin Andrej Plenkoviç, ishin veshur me fanellat e ekipit përfaqësues. Plenkoviçi, që sapo u kthye nga Moska, ku përjetoi emocionet e triumfit ndaj Anglisë në gjysmëfinale, përgëzoi skuadrën për atë sukses të jashtëzakonshëm për futbollin, por edhe sportin kroat.

“Në emër të të gjithë neve, në emër të Kroacisë dhe të gjithë tifozëve të saj, edhe një herë tjetër unë përgëzoj sinqerisht skuadrën tonë përfaqësuese, trajnerin Daliç dhe drejtuesit e Federatës së Futbollit, për këtë sukses të jashtëzakonshëm të futbollit kroat, të sportit kroat dhe për promovimin e shkëlqyer që i bën vendit.”

Fitorja e skuadrës së udhëhequr nga kapiteni Luka Modriç dëshmon “fuqinë e një vendi që nuk është i madh gjeografikisht, por ka një zemër të madhe dhe këta djem shkuan madje një hap më larg sesa ajo skuadër e shkëlqyer e Çiro Blazeviçit më 1998-ën”, shtoi kryeministri kroat, duke iu referuar trajnerit legjendar dhe skuadrës së tij që u rendit e 3-ta në botë para 20 vitesh në Francë.

Sicred