KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Qeveria do të rishikojë kontratën koncensionare të Aeroportit “Nënë Tereza”

Qeveria do të rishikojë kontratën koncensionare të Aeroportit “Nënë Tereza”

Qeveria do të rishikojë kontratën koncensionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. Me kërkesë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe asaj të Financave, Autoritetiti i Aviacionit Civil do të kontraktojë një ekspert financiar, që do të bëjë vlerësimin e pavarur ekonomik dhe më pas rishikimin e kontratës koncesionare për tarifat aeroportuale.

Në një takim me mediat, Ministri i financave Arben Ahmetaj tha : “ Jemi në një proces zyrtar të skanimit të balancave apo inbalancave ekonomike në kontratën e koncensionit të Aeroportit “ Nënë Tereza” . Shumë shpejt do të kemi rezultat.”

Por përse kontrata koncensionare nuk është rishikuar më parë, duke qënë se qeveria i ka instrumentat ligjore?  Ahmetaj tha : “ Unë besoj që ne kemi bërë shumë mirë që po skanojmë kontratën e koncensionit, për të parë inbalancat në vite të performancës së asaj kontrate. Edhe sikur të ishte, që nuk është, më mirë vonë se kurrë.”

Vitin e kaluar koncesioni i Aeroportit të Rinasit, arkëtoi rreth 6 miliardë lekë të ardhura nga tarifat aeroportuale, nga të cilat rreth 2.3 miliardë lekë ishin fitim neto. Eksperti i pavarur do të krahasojë fitimet e kompanisë me skenarin bazë të fitimeve të kontratës që është firmosur nga palët. Pjesë e vlerësimit të tij do të jenë edhe krahasimet e tarifave të Aeroportit të Rinasit me aeroportet e vende të rajonit si dhe mënyra se si është zbatuar marrëveshja koncensionare me qeverinë shqiptare. Në perfundim të vleresimeve të ekspertit qeveria do të kerkoje ndryshimin e termave të kontrates koncensionare.

Sicred