KRYEFAQJA » LAJME » Qeveria dhe ministrat mbledhje çdo muaj, në çdo qark

Qeveria dhe ministrat mbledhje çdo muaj, në çdo qark

Kryeministri Edi Rama, nga mbledhja e grupit parlamentar të PSSH-së, njofton nënshkrimin e një marrëveshjeje mirëkuptimi mes Qeverisë-Grupit Parlamentar dhe Partisë Socialiste. Duke zbuluar disa prej pikave kryesore të kësaj marrëveshjeje, kryetari Rama tha se boshti i saj do të jetë zbatimi i marrëveshjes së 25 qershorit. Qeveria do të zhvilloje çdo muaj mbledhjen në një prej qarqeve të vendit; me të njëjtën proçedurë edhe ministrat çdo muaj do të zhvillojnë takime me banorët e secilit qark. “Është një marrëveshje që sanksionon rregullat e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit mes Qeverisë, Grupit parlamentar dhe Partisë Socialiste”. Gjithashtu kryeministri bëri të ditur koordinatori kombëtar,që është përzgjedhur të jetë Sajmir Tahiri, do të punoje për ndërtimin e një portali, ku fokusi kryesor do të jetë përgjigja 3 prej shqetësimeve madhore të qytetarëve: pastrimin e administratës, rritjen e shërbimeve dhe ndëshkimin për çdo abuzim. “Marrëveshja përmban gjithçka na duhet për të pasur një fuqi qeverisëse dhe një fuqi komunikuese me publikun si asnjë herë më parë. Gjatë një viti politik do të mblidhet nga një herë në çdo qark, jo për të bërë një mbledhje simbolike se po nisemi e po shkojmë me projektvendimet në krah, ti bëjmë miratimet formalisht në Kukës apo në Gjirokastër por për tu spostuar në çdo qark një herë në vit. Ndërsa kreu i grupit Taulant Balla konfirmoi se grupi do bashkëpunoje ngushte me qeverinë. “Që nuk ka delegacione apo vizita jashtë shtetit sa herë që ka seancë plenare”. Por nga mbledhja e grupit, kryeministri dhe kreu i PS-së Rama, i dha përgjigje edhe zërave kundër Gramoz Ruçit, në krye të kuvendit. “Dua të falenderoj Gramozin kryetarin e ri të kuvendit që realisht i ktheu dinjitetin asaj salle”. PS përzgjodhi nënkryetare të kuvendit Vasilika Hysin. Kryetar në komisionin e ligjeve Ulsi Manja, kryetar të komisionit të ekonomisë Erion Braçe, kryetare të komisionit të sigurisë, Ermonela Felaj, kryetar të komisionit të veprimtarisë prodhuese, Eduart Shalsi, nënkryetare të komisionit të arsimit Milva Ekonomi, kryetare e komisionit të shëndetësisë, Elisa Spiropali, kryetare e komisionit të jashtëm, Mimi Kodheli dhe nënkryetar i komisionit të integrimit Bled Çuçaj. Ditët e para të tetorit Ps do të mbledhë asamblenë kombëtare .

Sicred