KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Qeveria Britanike e pranon, me Brexit, ekonomia më keq

Qeveria Britanike e pranon, me Brexit, ekonomia më keq

Ekonomia britanike do të rritet më ngadalë jashtë Bashkimit Evropian. Për herë të parë pas “Brexit” qeveria britanike pranon se pavarësisht se çfarë marrëveshje arrin Londra me Brukselin, ekonomia vendase do të cënohet. Përmes një raporti konfidencial të zbuluar nga mediat, qeveria britanike pranon se rritja ekonomike jashtë BE do të jetë deri në 8% më e vogël gjatë 15 viteve të ardhshme në krahasim me skenarin e qëndrimit në BE. Referuar dokumentit, çdo sektor i ekonomisë do të goditet dhe çdo krahinë e vendit do të jetë më keq. Në raport shkruhet se rritja ekonomike do të jetë 5% më e ulët nëse Britania negocion një marrëveshje për tregtinë e lirë dhe 2% më i ulët nëse do të vazhdoje të aderoje tek rregullat e tregut të përbashkët. Por publikimi i këtij raporti ka ngjallur reagime në Britani. Disa konservatorë e kanë cilësuar raportin të pasaktë duke shtuar se publikimi i tij është bërë me dashje për të krijuar një imazh të keq. Sipas tyre asnjë parashikim për brexit nuk ka qënë real. Nga ana tjetër, mediat britanike citojnë edhe burime qeveritare të cilat thonë se Mbretëria e Bashkuar nuk do të jetë më keq pasi analiza nuk merr parasysh mundësinë e një marrëveshje tregtare preferenciale për Londër.

Sicred