KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Qeveria blen lirë euro në treg dhe shlyen me kosto të ulët borxhin publik

Qeveria blen lirë euro në treg dhe shlyen me kosto të ulët borxhin publik

Në ankandin e fundit për shitjen e obligacioneve 2-vjeçare në euro, qeverisë iu kërkua të shiste rreth 65 milionë euro, por shuma e pranuar prej saj ishte në vlerën e rreth 40 milionë eurove. Ministria e Financave ka preferuar të marrë një hua disi më të ulët nga shuma e shpallur prej 45 milionë eurosh. Interesi mesatar i obligacioneve ishte sërish i favorshëm, në nivelin 0.8%. Në ankandin e fundit, obligacionet dyvjeçare në lekë u emetuan me një kupon prej 2.64%, nivel ky mbi tre herë më i lartë. Tregu financiar vijon të ketë likuiditet të lirë në euro, në kushtet e rritjes së depozitave dhe kur kreditimi në monedhën europiane është i dobët.
Oferta për euro në tregun financiar ngelet e lartë dhe monedha europiane në kursin e këmbimit me lekun vlerësohet në nivelet më të ulëta të tetë viteve të fundit. Qeveria shqiptare po e shfrytëzon këtë moment të favorshëm për të siguruar financime me kosto më të ulët, duke i emetuar një pjesë të instrumenteve të borxhit në euro.
Sipas të dhënave borxhi në total ndaj prodhimit të brendshëm bruto vijon të ulet duke filluar nga viti 2016. Qeveria i ka ndryshuar dy herë projeksionet e borxhit publik. Ecuria e stokut të borxhit të qeverisë qëndrore, flet për një mirëmenaxhim të të hyrave fiskale që është shoqëruar edhe me ulje të shpenzimeve. Por Akti i fundit normativ i miratuar në 16 gusht dhe që ndryshon treguesit e buxhetit të shtetit nuk i ka prekur të ardhurat e planifikuara në fillim të vitit. Nevoja për financa publike u plotësua me rreth 4,1 miliardë lekë, që ishte fitim i qeverisë vetëm nga shërbimi i borxhit që erdhi prej mbivlerësimit të monedhës shqiptare.  Pas këtyre zhvillimeve viti 2017 dukshëm do të ketë tregues më të lartë.

Sicred