KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Qeveria bën gati për debat parlamentar buxhetin faktik 2016
Qeveria bën gati për debat parlamentar buxhetin faktik 2016

Qeveria bën gati për debat parlamentar buxhetin faktik 2016

Qeveria Shqiptare ka gati për të debatuar në parlament buxhetin faktik të vitit 2016. Sipas treguesve ekonomikë dhe fiskalë të arritur në vitin 2016, qeveria mblodhi më shumë të ardhura se planifikimi, por niveli i borxhit publik dhe nevojat e financimit bruto në Shqipëri mbetën të larta. Këtë e tregojnë shifrat e raportuara në tabelat e buxhetit faktik, që pritet të debatohet në Kuvendin e Shqipërisë brenda këtij muaji, por edhe misioni i fundit i FMN-së.
Në linjë me objektivat makro-fiskale për të ulur borxhin dhe kthyer atë në një nivel të qëndrueshëm, borxhi publik gjatë vitit 2016 u ul me 1.7 pikë përqindje duke hyrë për herë të parë në një trajektore rënëse.
Në këtë aspekt, vlen të theksohet rënia e shpenzimeve për interesa të Borxhit Shtetëror me 2.4 miliardë Lekë krahasuar me vitin e kaluar.
Ulja e kostove të borxhit vjen nga rënia e normave të interesit në tregun e brendshëm përgjatë gjysmës së parë të vitit, si edhe shfrytëzimit të mirë të burimeve të huaja të financimit me kosto relativisht të ulët. Vetëm nga rënia e normave të interesit në tregun e brendshëm gjatë vitit 2016, në periudhën afatmesme (2016-2018), buxhetit të shtetit i janë kursyer rreth 5.5 miliardë Lekë shpenzime në formën e interesave.
Në terma nominal, Borxhi Publik është rritur me mbi 23 miliardë lekë. Krahasuar me vitin e kaluar rritja rezulton rreth 64.2 përqind më e ulët, duke dëshmuar një rënie të ritmeve të rritjes së borxhit, në përputhje me objektivat afatmesme dhe afatgjata për uljen e borxhit
Nisur nga angazhimet e qeverisë, për këtë vit synohet një rritje e investimeve publike, duke ruajtur nivelin e pagave në sektorin publik (me përjashtim të sektorëve të shëndetësisë dhe arsimit) dhe duke e ulur mbështetjen për energjinë, si edhe përmes rritjes së të ardhurave nga tatimi i bazuar mbi vlerën e pronës dhe përfitimet nga fushata kundër informalitetit. Kësaj politike i shërbejnë masat e paketës së re fiskale të vitit 2018 që fillojnë me pritshmëritë e larta nga formalizimi i ekonomisë dhe vënia në funksionim e strategjisë së kadastrës fiskale. Qeveria ende nuk ka një draft final të këyre masave, edhe pse ajo po diskuton në publik edhe buxhetin e ri të vitit 2018.

Sicred