KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Qeveria amerikane ndërpret ndihmat për Pakistanin

Qeveria amerikane ndërpret ndihmat për Pakistanin

Qeveria amerikane ka thënë se do të ndërprejë ndihmën për siguri në ushtrinë pakistaneze në vlerë të 1 miliard dollarëve, derisa të merret “hapi vendimtar” kundër talibanëve afgane dhe rrjetit Haqqani, të cilët veprojnë brenda kufijve të Pakistanit. Vendimi është njoftuar nga zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert. “Talibanët dhe rrjeti Haqqani vazhdojnë të gjejnë strehim brenda Pakistanit derisa stabilizojnë Afganistanin dhe sulmojnë personelin amerikan dhe atë të aleatëve”, ka thënë Nauert. “Derisa qeveria e Pakistanit të marrë hapin vendimtar kundër talibanëve afganë dhe grupit Haqqani, Shtetet e Bashkuara do të ndërprejnë atë lloj të ndihmës për siguri në Pakistan”, ka thënë ajo. Sipas saj departamenti është duke punuar ende në detaje, mirëpo në këtë ndalim përfshihen rreth 900 milionë dollarë për operacionet kundër terrorizmit. Shtëpia e Bardhë i ka bërë thirrje Pakistanit më 2 janar të bëjë më shumë në luftimin e terrorizmit dhe se do të njoftonte për “hapa specifik” brenda disa ditëve për t’i bërë presion Pakistanit. Përmes një postimi në Twitter më 1 janar, presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar me ndërprerjen e ndihmave në vlerë të miliarda dollarëve për Pakistanin, duke akuzuar Islamabadin për krijimin e strehave të sigurta të ekstremistëve që veprojnë në Afganistan. Por gjenerali i Pakistanit, Asif Ghafoor, ka thënë tse Islamabadi kërkon të vazhdojë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara mirëpo “nuk do të bëjë kompromise ndaj interesave të shtetit dhe imazhit të tij”

Sicred