KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Qeveria amerikane ka akuzuar një 29 vjeçare ruse si agjente e Rusisë
Qeveria amerikane ka akuzuar një 29 vjeçare ruse si agjente e Rusisë

Qeveria amerikane ka akuzuar një 29 vjeçare ruse si agjente e Rusisë

Qeveria amerikane ka akuzuar një 29 vjeçare ruse se ka vepruar si agjente e qeverisë së Rusisë ndërsa është infiltruar në grupet politike në SHBA. Maria Butina ka zhvilluar lidhje të ngushta me partinë republikane dhe është bërë një mbështetëse e flaktë e të drejtave për përdorimin e armëve në SHBA.
Ajo akuzohet se është përpjekur të kultivojë marrëdhënie me politikanë amerikanë në mënyrë që të vendosë linja komunikimi të fshehta dhe se është përpjekur të infiltrohet në grupet politike amerikane, përfshi edhe një organizatë për të drejtën e përdorimit të armëve, për të ndihmuar në avancimin e axhendës ruse. Akuzat e ngritura ndaj saj nuk kanë lidhje me hetimin e drejtuar nga këshilltari special Rober Myler për përfshirjen ruse në zgjedhjet amerikane. Pretendohet se Butina ka punuar nën drejtimin e një zyrtari të lartë të Kremlinit. Avokati i saj tha në një deklaratë se klientja e tij nuk ishte agjente, por thjesht një studente për marrëdhëniet ndërkombëtare që po kërkonte të përdorte diplomën e saj për të ndjekur një karrierë në biznes. Sipas tij, nuk ka prova që mbështetin faktin se Butina është përpjekur të ndikojë ose minojë ndonjë politikë apo ligj specifik në shtetet e bashkaura të amerikës. Maria Butina, e cila jeton në Uashington, u arrestua të dielën që lamë pas, dhe po mbahet në paraburgim.

Sicred