KRYEFAQJA » LAJME » Qeveria akordon shpërblimet e fundvitit

Qeveria akordon shpërblimet e fundvitit

Kryeministri Edi Rama, njoftoi vendimin e sotëm të qeverisë për shpërblimin e fundvitit, për pensionistët dhe shpërblimin për bebet. Në mediat sociale, kryeministri Edi Rama shkruan:

“Qeveria vendosi për pakon e Vitit të Ri për pensionistët (50USD) dhe çekun e bebeve të 2019 (400USD fëmija i parë – 800 i dyti – 1200 i treti) Ka ende shumë nevoja e shumë më tepër duhet akoma për më të moshuarit e fëmijët, por çka po bëjmë 5 vjet më parë as mendoheshin”-tha Kryeministri i vendit.

Ky është shpërblimi më i lartë që Qeveria akordon për pensionistët për Vitin e Ri, po ashtu, edhe vlera më e lartë e çekut për çdo bebe që do të vijë në jetë në vitin 2019.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com