KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Qeveria, 170 milionë euro investime në Alpet Shqiptare

Qeveria, 170 milionë euro investime në Alpet Shqiptare

Qeveria shqiptare do të investojë 170 milionë euro në rrugë, shërbime dhe struktura akomoduese në zonën e Alpeve Shqiptare. Në ditën e dytë të qëndrimit të kabinetit në Shkodër, të mbledhur Këshillin Kombëtar të Territorit, zëvendes kryeministrja Senida Mesi prezantoi masterplanin e turizmit për Alpet Shqiptare dhe paketen e projekteve “Shkodra Turistike”. Sipas zonjës Mesi i hapet rrugë kështu zhvillimit turistik të një prej zonave më të bukura të Shqipërisë, por edhe qyteteve më emblematikë të Shqipërisë së veriut.

Në mbledhjen e Këshillit të Territorit u prezantua paketa e projekteve “Shkodra Turistike” si dhe u miratua plani i zhvillimit për Bashkinë e Tropojës. Zonja Mesi tha se qarku i Shkodrës do të fokusohet ne katër drejtime, turizmin malor, kulturor, kulinar, agrar, zhvillimin e industrisë e veçanërisht asaj të peshkimit, zhvillimin e industrisë energjitike.

Pak para nisjes së mbledhjes të Këshillit Kombëtar të territorit, një grup të rinjsh, pjesë e Forumit Rinor Demokrat, zunë rrugën kryesore me pankarta e thirrje kundër kryeministrit Rama, ndërkohë që Rama dhe ministrat e kabinetit po hynin në ambientet ku do mbahej mbledhja në Shkodër.

Sicred