KRYEFAQJA » LAJME » Qerimaj: Heqja dorë nga Evropiani, humbje për ne

Qerimaj: Heqja dorë nga Evropiani, humbje për ne

Rastet e dopingut që kanë goditur shtangën shqiptare të viteve të fundit nuk duhet të shërbejnë si shkas për të njollosur gjithë komunitetin e këtij sporti. Ky është apeli që bën peshëngritësi i mirënjohur, Erkand Qerimaj. I ftuar në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” në Rrjetin e RTSH-së, ai ka theksuar se raste e dopingut janë një këmbanë që duhet të ishte dëgjuar me kohë. Sportisti 29-vjeçar e shikon me keqardhje vendimin për të hequr dorë nga mikpritja dhe organizimi i Evropianit të marsit në Tiranë. Qerimaj i sheh po kaq të humbur edhe sportistët në këtë mes. Për shtangistin shkodran, lipset një organizim më gjithpërfshirës dhe i disiplinuar në prag të veprimtarive evropiane. Në planin personal ai thotë se synimi madhor është Olimpiada. Erkand Qerimaj mori një medalje bronzi në Botërorin e fundvitit, të mbajtur në Anaheim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sicred