KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Qendro: Nuk ka alarm, emergjencë dhe panik për urat!
Qendro: Nuk ka alarm, emergjence dhe panik për urat!

Qendro: Nuk ka alarm, emergjencë dhe panik për urat!

“Nuk jemi në panik, as në emergjencë dhe as në alarm! Jemi në monitorim të vazhdueshëm!” Deklarata është bërë të hënën nga drejtori i ARRSH-së, Afrim Qendro, pas shqetësimve të shtuara në të gjithë Europën nga shembja e Urës “Morandi” në Itali e ku humbën jetën dhjetra viktima. Sipas zoti Qendo në vend ARRSH-ja ka në administrim 175 km rrugë, 1200 vepra arti, ura me gjatësi të vogla ose të mëdha të cilat ajo i mirëmban dhe monitoron. Kreu i ARRSH sqaroi se monitorimi i urave dhe veprave të artit bëhet përmes kompanive të mirëmbajtjes. Ato janë ndarë në tre rajone: veri, Tiranë dhe jug. Kontrolli i urave dhe veprave të artit është periodik dy herë në vit dhe realizohen ndërhyrje të vazhdueshme për çdo problem që shfaqet. Në tre vitet e fundit është ndërhyrë në 25 ura dhe nga projekti TAP janë përmirësuar 30 ura, në të gjitha karakteristikat teknike, ka spjeguar kreu i ARRSH Afrim Qendro. Sipas tij problemi më i madh është qarkullimi i makinave të tonazheve të mëdha në rrjetin rrugor shqiptar, si dhe gërryerja e bazamenteve dhe këmbëve të urave nga kompanitë e shfrytëzimit të lumenjve. Zoti Qendro tha se po bashkëpunon me policinë rrugore për kontrollin e zbatimit të sinjalistikës së vendosur në ura.

Sicred