KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Qendra e re Kombëtare e Kulturës për Fëmijët hap sot dyert

Qendra e re Kombëtare e Kulturës për Fëmijët hap sot dyert

Nga qendra Kombëtare Kulturore e Fëmijëve, një investim i qeverisë Shqiptare, kryeministri Edi Rama, premtoi krijimin e një rrjeti të tillë në të gjithë vendin,për të krijuar mundësi argëtimi dhe pasurimi shpirtëror për fëmijët.

“Kjo mundësi e re që u krijohet fëmijëve ktu në Tiranë bëjnë të mundur edhe në qytetet e tjera. Po ndërtojmë një qendër të madhe dhe shumë moderne fëmijësh në korçë. Kemi një tjetër projekt në Berat në bashkëpunim me drejtuesit e bashkive po kërkojmë të nxisim këtë proçes për të pasur një rrjet të tërë kombëtar ku fëmijët që kanë dëshirë të hyjnë në këtë labirinth magjik të tingujve, të ngjyrave, të fjalës të mund ta kenë” tha zoti Rama.

Ministria e Kulturës, Kumbaro, ftoi fëmijët që jo vetëm të ushtrojnë pasionet e tyre në piano,kitare,balet apo pikturë,por edhe të argëtohen në ambiente moderne të qendrës.

“Rriteni ju, rritemi edhe ne bashkë me ju në ambiciet tona. E rëndësishme është që ju do të jeni artistët e gjeneratës tjetër,ju do të jeni ata që do na tregoni nesër nëse kemi vepruar mirë apo keq” tha zonja kumbaro.

Sicred