KRYEFAQJA » LAJME » Qato: Synimi kryesor i ministrisë, fuqizimi i sipërmarrjes në vend

Qato: Synimi kryesor i ministrisë, fuqizimi i sipërmarrjes në vend

Do të veprojmë kundër çdo proçedurë burokratike shtetërore ku ju përballeni, përmes krijimit të një Partneriteti qeverisës së bashku me ju. Kështu iu është drejtuar ministria e sipërmarrjes Sonila Qato të gjithë përfaqësuesve të bisnesit në takimin e tyre të parë së bashku. Ministria Qato theksoi se synimi kryesor i ministrisë që ajo drejton është fuqizimi i sipërmarrjes në vend. “Ne kemi marrë përsipër që jo vetëm të fuqizojmë sipërmarrjen aktuale në vend por të shtojmë shumë numrin e sipërmarrësve në vendin tonë, duke krijuar politika të qarta të të bërit biznes dhe fusha veprimi të garantuara për veprimtarinë e tyre ashtu sikurse qeveria do të jetë në krah të çdo investitori strategjik për ta përkrahur atë dhe orientuar siç duhet me qëllim finalizimin e projekteve të mëdha për ekonominë e vendit tonë”. Ndërsa Luan Bregasi nga Bisnes Albania u shpreh se duhet ndërtuar disa mekanizma të konsultimit të përhershëm periodik mes ministrisë dhe bisnesit. “Duhet të ndërtojmë disa mekanizma të konsultimit të përhershëm periodik. Këshilli kombëtar ekonomik duhet të jetë pranë Ministrit të Sipërmarrjes .Pranë këtij këshilli duhet të funksionojnë disa komisione. Një tjetër mekanizem i bashkëpunimit tonë do të ishte aktmarëveshja midis Ministrit të Mbrojtjes Sipërmarrjes dhe oganizatave me përfaqësuese të sipërmarrjes”. Edhe pse ishte një takim i parë nuk munguan kërkesa e parë të bisnesit për ministren Qato. “Ne kemi disa probleme që vërtetë janë shumë të forta që kanë të bëjnë me ligjin e prokurimit publik i cili është shkaku numër një i abuzivizmit me fondet shtetërore. Kemi problemet e tatimit me pronarët e truallit, kemi taksën e infrastrukturës”. Ministria Qato i premtoi sipërmarrësve se bisnesi do të udhëhiqet drejt një modeli të suksesshëm, ndërkohë që ju vete shtoi ajo duhet të bëheni promotorë të nxitjes së transparencës, përmes kushteve të barabarta dhe pjesëmarrjes në një mjedis të shëndetshëm për biznesin.

Sicred