KRYEFAQJA » LAJME » Qato: Ja masat e policisë për 25 qershorin
Të paktën 41 të arrestuar në një operacion të madh policor

Qato: Ja masat e policisë për 25 qershorin

Policia Shqiptare ka marrë masa të shumta për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 25 qershorit. Drejtori i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit, Altin Qato, bëri të ditur se do të jenë 5851 punonjës të policisë që do të angazhohen në shërbim për ruajtjen e objekteve zgjedhore. Bëhet fjalë për praninë e policisë pranë 5362 qëndrave të votimit, 90 KZAZ-ve dhe 90 VNV-ve. Në funksion të përmbushjes së detyrimeve të Policisë së Shtetit do të angazhohen 276 automjete civile.
Sipas zoti Qato përveç punonjësve të Policisë në Drejtoritë Vendore, nga strukturat e disa njësive policore në Tiranë dhe Drejtorive të Kufirit dhe Migracionit do të dërgohen 1356 punonjës policie në funksion të procesit zgjedhor, do të vihen në dispozicion 65 automjete.
Një urdhër i përbashkët i Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Ministrit të Mbrojtjes, Urdhri i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, parashikon marrjen në ruajtje të 93 objekteve të rëndësishme që sigurohen me punonjës policie, nga forcat “Komando”. Rreth 270 punonjës të Policisë të objekteve do të lirohen nga detyra për sigurimin e tyre dhe do të marrin detyra për procesin zgjedhor.
Zyrtari i lartë i policisë tha se nuk ka pasur raste që punonjës të policisë të kenë shkelur ligjin gjatë fushatës zgjedhore. “Deri tani nuk kemi raste që punonjës të Policisë së Shtetit, të jenë evidentuar në shkelje të kërkesave ligjore, të kenë kompromentuar pozicionin si punonjës të depolitizuar, apo të kenë reflektuar qëndrime të njëanshme apo politike” tha zoti Qato. Që prej një muaji që ka filluar periudha zgjedhore është ngritur dhe funksionon grupi i drejtimit në nivel qendror, për menaxhimin e masave të sigurisë për procesin zgjedhor.

Sicred