KRYEFAQJA » LAJME » Qarkullimi rrugor, ndëshkime të ashpra gjatë gjashmujorit të parë
Policia Rrugore: 179 drejtuesish mjetesh ndëshkohen gjatë 48 orëve të fundit

Qarkullimi rrugor, ndëshkime të ashpra gjatë gjashmujorit të parë

Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur dhe përdorimi i telefonëve celularë, janë dy shkaktarët më të shpeshtë të aksidenteve rrugore të ndodhura në këto gjashtë muajt e parë të vitit. Policia e Shtetit njofton se aksidentet rruigore kanë pësuar rënië në këtë periudhë ku shënohen 2 viktima më pak, por ende mbizotërojnë drejtues të padisiplinuar të automjeteve.
Në statistikat zyrtare thuhet se përsëri në rrugët dhe kryqëzimet e kryeqytetit hasen raste flagrante të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, kryesisht mosdhënie përparësie këmbësorëve, drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, mospërdorimi i kaskës mbrojtëse gjatë drejtimit të motomjeteve dhe ciklomotorrëve.
Trend në rritje janë shoferët që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, ku janë arrestuar në flagrancë 44 drejtues më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Ndërsa me shifra të larta janë konstatimet e përdoruesëve të celularit në makinë, 2900 më shumë se viti i kaluar.
Policia kërkon edhe sensibilizimin e drejtuesëve të mjeteve. Sipas saj përmirësimi nuk duhet parë si zgjidhje vetëm e përdorimit të mekanizmit të ndëshkimit nga Policia Rrugore, por edhe një reagim qytetar dhe social në formën e autokontrollit, për të patur rrugë më të sigurta dhe më pak trauma të shkaktuara nga ngjarjet rrugore.
Përsa i përket ndëshkimeve, në gjashtë mujorin e parë të këtij viti janë 236 drejtues mjetesh të arrestuar në kushtet e flagrancës, për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Ndërsa 10 000 drejtues mjetesh, janë ndëshkuar për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjeteve .

Sicred