KRYEFAQJA » LAJME » Qarkullimi i lirë Shqipëri – Kosovë, Majko replikon me Gjuriç
Qarkullimi i lirë Shqipëri - Kosovë, Majko replikon me Gjuriç

Qarkullimi i lirë Shqipëri – Kosovë, Majko replikon me Gjuriç

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko ka deklaruar të enjten gjatë një vizitë zyrtare në Prishtinë se tashmë edhe me konfirmimin e kryeministriti të Kosovës, Ramush Haradinaj, Shqipëria dhe Kosova do të fillojnë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave duke filluar nga 1 janari 2019. Ministri i Shqipërisë ka kujtuar se në takimin e parë zyrtar të dy kryeministrave, të Shqipërisë dhe Kosovës, ishte vendosur që ky proces të fillonte në 1 janar 2018, por sipas tij Qeveria e Kosovës kërkoi kohën e nevojshme për të marrë vendimin.
Pak javë më parë ky fakt u bë realitet edhe në shtetin e Kosovës, me një vendim të parlamentit, gjë që mes duket i ka hapur rrugën praktikisht lëvizjes së lirë. Ndërkohë që deklarimi i ministrit shqiptar, është pritur me entuziazëm në popullsinë e Kosovës.
Por reagimet nga pala serbe kanë qenë të ndryshme. Drejtori i zyrës për Kosovën në shtetin serb Marko Gjuriç, citohet nga mediat të ketë thënë se “Kosova dhe Shqipëria nuk kanë kufij, ekziston vetëm kufiri ndërmjet Serbisë e Shqipërisë me gjatësi 111 kilometra”. Gjithnjë sipas mediave ministri i Shtetit për diasporën Pandeli Majko citohet të ketë thënë se “Uroj që dikush ti thotë se Jugosllavia nuk ekziston më… Ëndrrat me ndryshim kufijsh kanë mbaruar përfundimisht. Kosova është shtet i pavarur dhe kjo është arsyeja pse edhe ai është sot drejtor…Natyrisht!”.

Sicred