KRYEFAQJA » LAJME » Qafështama, mjekësi natyrore pa investime

Qafështama, mjekësi natyrore pa investime

Parku kombëtar i Qafshtames i ka shpëtuar masakrës së shkatërrimit në sajë të banorëve të fshatit Qafshtamë. Ato u vetorganizuan dhe nuk lejuan prerjen e këtyre pyjeve madhështore të këtij kampi, i cili sot është kthyer në një qendër turistike mjaft të preferuar, por mbi të gjitha në një qendër kurative të pazëvëndësueshme për njerëzit që vuajnë nga astma bronkale dhe të tjerë të prekur nga sëmundjet e mushkërive. Pas disa viteve heshtje për arsye të ndryshme, pika ka filluar aktivitetin e saj prej më shumë se një dekadë dhe fluksi i pushuesve vazhdon të jetë në rritje të vazhdueshme nga viti në vit. Pushues të ardhur nga gjithë vendi, të cilët kanë dëgjuar apo e kanë provuar famën e QafëShtamës për të kuruar sëmundjet, falë ajrit dhe ujit të cilësisë së lartë. Por jo gjithçka e zgjidhin bukuritë e mrekullitë e natyres. Pushuesit kërkojnë më shumë kushte për parkun kombëtar, të mbetur prej dekadash pa investime, përveç rrugës se re për të ardhur deri aty. “Gjafshtamën e vlerësojmë shumë për ujin, për klimën , për mikpritjen. Psh mungon një dyqan që tjetë i përgjithshëm” tha njëra nga pushueset. “ Zakonisht vijnë shumë ata që janë asmatik apo që vuajnë nga ftohjet, për mushkëritë, është një kurë e vërtetë” theksoi një banor i zonës.” “Vendi shumë i mirë, një shërbim i mirë e njerëz shumë të mirë e të edukuar. Ktu cilësia duhet më e mirë e ushqimit” tha një tjetër pushues.

Sicred