KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Putin: Vrasja e Karlov një provokim për marrëdhëniet ruso-turke dhe prishjen e paqes në Siri
Presidenti rus tha se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij turk, presidenti Rexhep Taip Erdogan. "Zyrtarët rusë dhe turq do të bashkëpunojnë".

Putin: Vrasja e Karlov një provokim për marrëdhëniet ruso-turke dhe prishjen e paqes në Siri

Presidenti rus Vladimir Putin ka reaguar pas vrasjes në atentat të ambasadorit rus në Ankara. “Sulmi fatal ndaj ambasadorit rus në Turqi është padyshim një provokim për të lëkundur marrëdhëniet ruso-turke dhe prishjen e procesit të paqes në Siri, të siguruar nga Rusia, Turqia, Irani dhe shtetet e tjera në konflikt me Sirinë. Përgjigja e vetme është lufta ndaj terrorizmit” tha presidenti Putin në deklaratë për mediat. Ai bëri të ditur se “Komiteti Hetues i Rusisë ka nisur tashmë një hetim për vrasjen” “Ne duhet të zbulojmë se kush e organizoi këtë vrasje dhe urdhëroi vrasësin” shtoi presidenti Putin. Ai urdhëroi gjithashtu shtimin e sigurisë në misionet diplomatike të Rusisë jashtë vendit, si dhe misionet turke në Rusi. Presidenti rus tha se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij turk, presidenti Rexhep Taip Erdogan. “Zyrtarët rusë dhe turq do të bashkëpunojnë” tha ai.
Me respekt presidentiPutin foli edhe për ambasadorin Karlov dhe urdhëroi fillimin e një memoriali për të. “Ambasadori Andrey Karlov ishte një diplomat i shkëlqyer, i respektuar gjerësisht në vendin ku ai u emërua”. “Ai u vra gjatë kryerjes së detyrave të tij” tha presidenti Putin.

Sicred