KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Putin, takim me Bashar Al-Asad
Putin, takim, me Bashar Al-Asad

Putin, takim me Bashar Al-Asad

Dy vjet pasi Moska filloi një ndërhyrje ushtarake në Siri, e cila e ktheu konfliktin e brendshëm në favor të presidentit Bashar Al-Asad, Rusia po përpiqet të ndërtojë një konsensus ndërkombëtar në lidhje me bisedimet e paqes për vendin e përçarë nga lufta. Presidenti Vladimir Putin do të takohet nesër me liderët e Iranit dhe Turqisë, dy fuqi këto që kanë influencë të madhe në konfliktin sirian. Gjatë një takimi zhvilluar dje në Soçi me presidentin sirian, Putin u shpreh se do t’i telefononte gjithashtu edhe Presidentit amerikan Donald Tramp si dhe liderëve të lindjes së mesme që janë të përfshira në konfliktin sirian. – Siria po bën të gjitha përpjekjet për të luftuar terroristët. Populli sirian po përballet me sprova shumë të vështira, dhe gradualisht po i afrohen shpartallimit të të pashmangshëm të terroristëve, – është shprehur Putin gjatë takimit me Asad, sipas agjencisë ruse të lajmeve Sputnik. Ndërsa sipas njoftimit për shtyp të publikuarn nga Kremlini, gjatë takimit, Putin ishte shprehur se do t’i telefononte këtë të martë presidentit Tramp, si edhe liderëve të vendeve të tjera që janë përfshirë në konfliktin sirian, si Iraku, Egjipti, Arabia Saudite dhe Jordani. Takimi i djeshëm është i pari i zhvilluar mes Putin dhe Asad që nga tetori i vitit 2015, kohë në të cilën Rusia ndërhyri në Siri për të mbështetuur Asad, duke ndërmarrë një sërë sulmesh ajrore ndaj rebelëve që kundërshtonin regjimin e tij.

Sicred