KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Putin: Stadiumet të mos kthehen në “tregje” pas Botërorit
Putin: Stadiumet të mos kthehen në "tregje" pas Botërorit

Putin: Stadiumet të mos kthehen në “tregje” pas Botërorit

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin në mënyrë të vendosur u tha drejtuesve rajonalë që të mos i kthejnë arenat e Kupës së Botës në tregjet e pleshtave në përfundim të veprimtarisë madhore të futbollit. Hapësira rreth stadiumeve të tilla si Luzhniki i Moskës ka qenë një treg ku shiteshin që nga frutat deri te rrobat, gjatë krizës ekonomike të Rusisë pas sovjetike në vitet 1990. Por ky treg i mbylli dyert në vitin 2011. Puti tha që kjo gjë nuk duhet të ndodhë më, por stadiumet të kthehen në qendra kulturore dhe sportive. Rusia ka shpenzuar të paktën 4 miliardë dollarë (3,4 miliardë euro) duke ndërtuar ose rinovuar 12 arena në 11 qytete pritëse për pritjen e botërorit. Kreu i FiFA-s Giovanni infantino tha në një deklaratë se Rusia ishte “gati 100 për qind” për botërorin. “E gjithë bota do të shohë se çfarë është një vend mikpritës si Rusia, sa mirë është organizuar gjithçka”, tha infantino. Çështja se çfarë do ndodhë me arenat e mëdha pas datës 15 korrik është kërcënuese për Rusinë. Qyteti mikpritës Soçi nuk kishte as edhe një klub futbolli derisa një pjesë e divizionit të dytë u zhvendos atje këtë javë. Të tjerët, që nuk kanë ekipe që luajnë në kategoritë e para tërheqin vetëm disa mijëra njerëz në ditët më të mira. Presidenti Putin foli edhe për çështjen se pse të gjitha stadiumet nuk u bënë të mbyllura. “Kemi shpenzuar shumë para dhe ne duhet të sigurohemi që e gjithë kjo infrastrukturë të funksionojë në radhë të parë për zhvillimin e sportit”, tha ai. “Ne duhet të krijojmë ekipe për fëmijë dhe të rinj, ligje dhe gara të organizuara. Një stadium modern nuk është thjesht një fushë futbolli. Aty mund të vendoset çdo gjë që dëshironi. Ju mund të instaloni dyqane, kafene, restorante e palestra të posaçme. Por kjo gjë do të varet vetëm nga drejtuesit rajonalë”, tha Putin.

Sicred