KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Putin: Sportistë, na falni që nuk ju mbrojtem

Putin: Sportistë, na falni që nuk ju mbrojtem

Presidenti Vladimir Putin u tha sportistëve olimpikë rusë të mërkurën se i vinte keq që qeveria e tij nuk i kishte mbrojtur nga pasojat e skandalit të dopingut. Duke u folur sportistëve që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike “Pjongçeng 2018”, kreu i Kremlinit e ka denoncuar si “të pazakontë” përjashtimin e shumë sportistëve rusë nga kjo veprimtari për shkak të dopingut. “Na falni që nuk qemë në gjendje t’ju mbrojmë nga kjo që ndodhi”, tha Putini, i cili shtoi se ky skandal kishte krijuar kushte shumë të vështira për sportistët. Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), e pezulloi Rusinë nga Olimpiada e këtij viti, pas një raporti të gjerë mbi dopingun e mbështetur nga Moska gjatë Lojërave të mëparshme. Vetëm 169 sportistë nga Rusia janë lejuar të marrin pjesë në këto Lojëra, nën një flamur neutral dhe nën emërtimin “Sportistë Olimpikë nga Rusia”. “Për ne, disa gjëra janë me të vërtetë të çuditshme, – theksoi presidenti rus. “Unë ju uroj juve fat”, – shtoi Putini, i cili i kërkoi delegacioni rus të ishte “kurajoz”. “Qindra e mijëra, miliona sportdashës që ju dashurojnë, po ju ndjekin”, – tha ai më tej, duke u zotuar se do t’i mbështeste ata që nuk mund të marrin pjesë në Olimpiadën e këtij vit. Lojërat e 23-ta Olimpike Dimërore do të hapen më 9 shkurt 2018 në Pjongçeng të Koresë së Jugut, duke ofruar 102 gara në 15 disiplina sportive për afro 3,000 sportistët nga mbi 90 vende të botës. Sikundër çdo veprimtari madhore sportive, edhe kjo Olimpiadë Dimërore do të sillet e gjitha për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

Sicred