KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Putin shpërndan çmime për Kombëtaren
Putin shpërndan çmime për Kombëtaren

Putin shpërndan çmime për Kombëtaren

Presidenti rus Vladimir Putin i ka dhënë trajnerit të ekipit kombëtar Stanislav Cherchesov “Urdhrin e Aleksandër Nevskit” në shenjë mirënjohje për përpjekjet e tij në drejtimin e skuadrës deri në çerekfinale të Kupës së Botës. Cherchesov, 54 vjeç, udhëhoqi Rusinë drejt një arritje historike në Kupën e Botës, duke e çuar ekipin në çerekfinale për herë të parë që kur Rusia konkurron si një komb i veçantë nga ish-Bashkimi Sovjetik. Trajnerit i është dhënë Urdhri i Aleksandër Nevskit – i quajtur sipas Shën Aleksandër Nevskit, një figurë kyçe ruse në shekullin e 13-të – për arritjet e tij. Ky çmim u jepet pesonave që kanë kryer shërbime të vyera për vendin e vet. Portieri Igor Akinfeev – i cili ishte heroi në ndeshjen dramatike që shkoi me 11-metërsha kundër Spanjës në fazën e fundit 16 – u veçua gjithashtu për pritjet e tij. 32-vjeçari mori Urdhërin e Nderit. Me këtë çmim u vlerësua edhe mbrojtësi Sergej Ignashevich, i cili u kthye në skuadër në moshën 38 vjeçare, kur pikërisht reparti I mbrojtjes ishte në krizë për shkak të lojtarëve të dëmtuar para Kupës së Botës. Ignashevich vazhdoi të luante në çdo minutë të fushatës së skuadrës, duke shënuar edhe në ndeshjen kundër Spanjës. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në Kremlin.

Sicred