KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Putin: Rusia, Turqia dhe Irani po përpiqen për zgjidhjen e konfliktit sirian

Putin: Rusia, Turqia dhe Irani po përpiqen për zgjidhjen e konfliktit sirian

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u takua në Soçi me homologun e tij rus, Vladimir Putin. Putini dhe Erdogani zhvilluan një takim katër orësh, ku përveç Sirisë, ata diskutuan edhe çështje të tjera dypalëshe, duke filluar nga përpjekjet e përbashkëta kundër terrorizmit drejt bashkëpunimit ekonomik në sektorët e tregtisë dhe energjisë.”Dëshiroj të theksoj se puna jonë e përbashkët me Turqinë dhe Iranin si garantues të “procesit të Astana” vazhdon të japë rezultate konkrete. Niveli i dhunës ka rënë dhe po krijohen kushte të favorshme për nxitjen e dialogut ndër-sirian nën mbrojtja e OKB-së “, tha Presidenti rus. Putin dhe Erdogani gjithashtu ranë dakord të “rrisin përpjekjet për të siguruar normalizimin afatgjatë në këtë vend, kryesisht për të avancuar procesin e zgjidhjes politike dhe për të ndihmuar sirianët në rindërtimin pas konfliktit”. Udhëheqësi turk i bëri jehonë Putinit duke thënë se takimet e Astanas “kanë dhënë një kontribut në zvogëlimin e dhunës në këtë rajon”.

Sicred