KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Putin: Rusia nuk ka as mjetet dhe as vullnetin për të ndërhyrë në zgjedhjet amerikane

Putin: Rusia nuk ka as mjetet dhe as vullnetin për të ndërhyrë në zgjedhjet amerikane

Presidenti rus Vladimir Putin është shprehur se për të nuk kanë rëndësi akuzat për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane, pasi ato nuk kanë lidhje me qeverinë e tij. Në një intervistë për NBC News e cila u transmetua dje, presidenti rus gjithashtu sugjeroi se 13 shtetasit rus të paditur nga SHBA-të për ndërhyrjen në fjalë mund të mos jenë rusë etnikë. ” Ndoshta ata nuk janë fare rusë, por ukrainas, tatarë apo hebrenj me qytetari ruse, e cila duhet të kontrollohet” u shpreh ai. Sipas tij, Rusia nuk ka as mjetet dhe as vullnetin për të ndërhyrë në zgjedhjet amerikane. Presidenti Putin gjithashtu u ankua se Uashingtoni kishte refuzuar iniciativat ruse për të punuar bashkë mbi çështjet e sigurisë kibernetike. “Por SHBA-të refuzojnë të punojnë kështu dhe në vend të kësaj hedhin 13 rusët para mediat” u shpreh ai, duke vijuar të theksojë se trembëdhjetë të dyshuarit nuk janë as rusë. “Ata mund të kenë shtetësi të dyfshite ose kartë jeshile. Dhe ndoshta SHBA-të I kanë paguara atë për këtë. Si mund ta dini këtë? As vetë unë nuk e di një gjë të tillë” tha lideri rus. Putin gjithashtu pretendoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërhyjnë në zgjedhjet ruse gjatë gjithë kohës, por siç u shpreh ai, ne e kemi të pamundur ta bëjmë një gjë të tillë.

Sicred