KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Putin rizgjidhet president i Rusisë
Putin rizgjidhet president i Rusisë

Putin rizgjidhet president i Rusisë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të udhëheqë vendin edhe për gjashtë vjet, pasi ka fituar shumicën e votave në zgjedhjet presidenciale të së dielës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se Putin ka fituar 76.6 përqind të tyre, ndërsa pjesëmarrja në votime ka qenë 67.4 përqind. Sipas Komisionit Zgjedhor, kandidati i Partisë Komuniste, Pavel Grudinin, ka dalë i dyti me 11.8 përqind. Putin, 65 vjeç, i është adresuar masës një orë para mesnatës së shkuar, duke i falënderuar votuesit për mbështetjen. Fjalimin e tij Putin e mbajti në zemër të Moskës, pak metra larg Kremlinit. “Ne jemi patjetër të destinuar për të arritur sukses. Së bashku do të bëjmë punë të madhe, në emër të Rusisë”, tha Putin. Duke folur për gazetarët, Putin ka thënë se nuk planifikon të ndryshojë Kushtetutën e Rusisë per momentin. Kufizimi ekzistues i dy mandatave të njëpasnjëshme presidenciale nënkupton që Putin nuk do të mund të garojë sërish për president në vitin 2024, pa e ndryshuar Kushtetutën, por do të mund ta bënte një gjë të tillë në vitin 2030.

Sicred