KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Putin për të dyshuarit e rastit Skripal

Putin për të dyshuarit e rastit Skripal

Presidenti rus Vladimir Putin është shprehur se dy të dyshuarit për helmimin në muajin mars të këtij viti të ish spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij janë civilë, jo kriminelë. Autoritetet britanike kanë zbuluar se për sulmin në fjalë janë përgjejgës Aleksadër Petrov dhe Ruslan Boshirov, të cilët mendohet të jenë oficrë të shërbimit të inteligjës ushtarake të Rusisë. Zoti Putin bëri të ditur se qeveria e tij  kishte gjetur dy të dyshuarit dhe tha se shpresonte se ata do të shfaqeshin shumë shpejt për të treguar versionin e tyre të ngjarjes. Ne e dimë se kush janë. I kemi gjetur. Shpresoj sese do të forëzohen dhe do të tjregojnë gjithcka. Kjo do të ishte e mira për të gjithë. Nuk ka asgjë të vecantë këtu, asgjë kriminale. Do ta shohim në të ardhmen e afërm, – deklaroi putin gjatë një vizite në qytetin e Vladivostokut. Skotland Jard dhe Prokuroria e Kurorës në Britani kanë bërë të ditur se ka mjaftueshëm prova për t’i ndjekur penalisht dy personat, të cilët, në datën 2 mars,  kanë udhëtuar me pasaporta ruse nga Moska për në britaninë e madhe. Ndërkohë sekretari britanik i bredhshëm ka paralajmëruar dy të dyshuarit se do të kapen dhe do të ndiqen penalisht nëse dalin nga territori rus. Prokuroria britanike nuk do t’i kërkojë Rusisë ekstradimin e tyre, pasi Rusia nuk i ekstradon shtetasit e saj. Por ndërkohë, është lëshuar një urdhër arresti europian në rast se ata udhëtojnë për në Bashkimin Europian.

Sicred