KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Putin mbledh legjendat e futbollit botëror
Putin mbledh legjendat e futbollit botëror

Putin mbledh legjendat e futbollit botëror

Vladimir Putin ka mbledhur në një drekë të shtruar në Kremlin, disa nga legjendat e futbollit botëror si: Marco van Basten, Lothar Matthaus, Peter Schmeichel që në të kaluarën kanë bërë të ëndërrojnë miliona tifoza. Midis 12 të ftuarve ishte edhe presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino.
Për rusët, tifozët e huaj janë miq, pjesë e kësaj familje të madhe, që është futbolli. Kështu ka thënë presidenti rus, Vladimir Putin në Moskë, në një takim me legjendat e futbollit. “Dhjetëra mijëra njerëz kanë ardhur në Rusi nga shumë vende të botës duke krijuar këtë atmosferë të mrekullueshme. E, natyrisht kanë parë me sytë e tyre mirëseardhjen që iu kemi servirur” – ka thënë Puti. Kjo gjë ka bërë që të bien shumë mendime të gabuara që kanë patur për Rusinë. “Njerëzit kanë parë se Rusia është një vend mikpritës, paqësor me ata që vijnë te ne” – ka shtuar presidenti rus. “Tifozët në shumë vende të botës sillen në mënyra të ndryshme. Por të apasionuarit tanë të futbollit bashkohen me dhe sillen si miq, si njerëz të një familje të mdhe. Duke i bërë që të ndjehen si në shtëpinë e tyre” – ka thënë Putin. Numri 1 i Rusisë, ka folur i sigurtë se pjesa më e madhe e të huajve do të marrin me vete kujtime të bukura nga Rusia, falë atmosferës festive të krijuar.
Putin ka premtuar se pas Kupës së Botës ka një plan për të shfrytëzuar infrastrukturën. “Do t’i kushtojmë vëmendje zhvillimit të kësaj trashëgimie të madhe futbollistike të kemi” – ka thënë ai. – “Shumë shpejt, pas përfundimit të kampionatit, do të mblidhemi me të gjithë ata që janë përkushtuar për ndërtimin dhe administrimin e impianteve të sportit në përgjithësi, për të bërë një plan të dobishëm zhvillimi dhe përdorimi të mëtejshëm” – përfundoi Putin.

Sicred