KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Putin kundër Trump, për projektin e tubacionit Ruso-Gjerman të gazit
Putin kundër Trump, për projektin e tubacionit Ruso-Gjerman të gazit

Putin kundër Trump, për projektin e tubacionit Ruso-Gjerman të gazit

Presidenti rus Vladimir Putin është angazhuar se do tu kundërvihet përpjekjeve të Presidentit ameriakn, Donald Trump për të bllokuar projektin e tubacionit ruso-gjerman të gazit. Presidenti rus, Putin priti Kancelaren gjermane Angela Merkel në rezidencën e tij të pushimeve në Soçi. Ata kanë diskutuar mes të tjerash edhe për projektin e gazit. Berlini dhe Moska gjejnë kështu gjuhën e përbashkët për projektin “Nord Stream 2”, që do ti japë mundësi Rusisë të eksportojë më shumë gaz natyror për Europën Perëndimore pavarësisht përplasjeve që ka pasur Moska me vendet europiane lidhur me ankesimin e Krimesë. Takimi Putin -Merkel u zhhvillua disa ditë pasi Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, postoi një koment të fortë në Twiter me kritika të rrepta ndaj Presidentit Tramp, për të braktisut marrëveshjen bërthamore me Iranin. Zyrtarët amerikanë shprehën shqetësimin për projektin e tubacionit, duke tnënë se kompanitë e angazhuara për ndërtimin e tij mund të ndëshkohen me saksione.

Sicred