KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Putin: Jam gati të shkoj në Washington
Putin: Jam gati të shkoj në Washington

Putin: Jam gati të shkoj në Washington

Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë të ditur se ka ftuar Presidentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump të vizitojë Moskën dhe shtoi edhe se është i gatshëm të shkojë në Shtëpinë e Bardhë. Putin iu tha reporterëve në Afrikën e Jugut se bisedat telefonike nuk ishin të mjaftueshme dhe dy presidentët duhet të flasin për marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe çështje të tjera. Presidenti Tramp ka dëshirë të kemi takime në të ardhmen dhe unë jam gati për këtë. Por është e domosdoshme që të ekzistojnë kushtet për takime të tilla, duke përfsirë të dy vendet tona. Ne jemi gati për një takim të tillë, ne jemi gjithashtu të gatshëm të ftojmë Presidentin Trump në Moskë, me çdo kusht, Ai e ka marrë këtë ftesë, tashmë unë kam folur me të, dhe unë jam gati të shkoj në Uashington “.

Sicred